Pas bombardimeve të fuqishme, Hezbollahu dhe Izraeli ngrenë “flamurin e bardhë”?

Të dielën, Izraeli dhe Hezbollahu zhvilluan bisedime përmes ndërmjetësve në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, raportojnë diplomatë për agjencinë e lajmeve Reuters. Sipas njërit prej zyrtarëve, mesazhi kryesor i shkëmbyer mes palëve ishte ndalimi i sulmeve dhe bombardimeve reciproke, si dhe një marrëveshje që asnjëra palë nuk dëshiron një luftë të gjithanshme.

Ndërkohë, situata e tensionuar u përkeqësua mëngjesin e së dielës kur një oficer 21-vjeçar i Marinës izraelite, komandanti David Moshe Ben Shatrit, u vra nga një sulm i kryer nga Hezbollahu ndërsa ishte në aktivitet operacional në anijen e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT