Plani i ISIS pët të vrarë mijëra njerëz! CIA zbulon kush ndihmoi në parandalimin e sulmit terrorist në Vjenë

Një zyrtar i CIA-s ka zbuluar se agjencia ndihmoi në parandalimin e një sulmi terrorist të ISIS-it që kishte për qëllim të vriste dhjetëra mijëra fansa në koncertin e Taylor Swift në Vjenë.
Në një Samit të Inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare në Maryland, zëvendësdrejtori i CIA-s, David Cohen, njoftoi se agjencia kishte dhënë informacion të rëndësishëm autoriteteve austriake për katër individë të lidhur me Shtetin Islamik që planifikonin sulmin.
Cohen tha se ata kishin në plan të vrisnin një numër të madh njerëzish në koncertin që pritej të kishte një audiencë prej 200,000 personash në stadiumin Ernst Happel të Vjenës.
Pas arrestimeve, koncertet nga 8 deri më 10 gusht u anuluan menjëherë. Disa nga të arrestuarit kishin materiale për prodhimin e bombave dhe akses në vendin e ngjarjes.
Tre persona janë arrestuar në lidhje me komplotin, duke përfshirë 19-vjeçarin austriak, Beran A, i cili është konsideruar si i dyshuari kryesor. Beran A. kishte ndërtuar një bombë në kopshtin e prindërve të tij dhe ishte radikalizuar nga predikuesi famëkeq Abul Baraa.
Gjithashtu, ai kishte planifikuar të sulmonte koncertin duke përdorur thika dhe një bombë vetëvrasëse.
Taylor Swift, pasi u përball me anulimin e shfaqjeve, shprehu mirënjohjen për autoritetet që ndihmuan në parandalimin e sulmit dhe theksoi se prioriteti i saj ishte të përfundonte turin evropian në mënyrë të sigurt.
Ajo theksoi se heshtja në raste të tilla është e rëndësishme për të mbrojtur fansat dhe për të menaxhuar situatën në mënyrë të sigurt.//DailyMail