“Pse më ke zënë krevatin?”/ Si nisi sherri mes të moshuarve që përfundoi tragjikisht, brenda azilit në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë që ndodhi në Tiranë, ku një i moshuar u vra brenda një azili.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një azil privat, teksa dy të moshuarit janë konfliktuar për shtratin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku 78-vjeçari ka goditur disa herë me bastunin prej hekuri 82-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë që rezultuan fatale.

Pas ngjarjes, stafi i azilit njoftoi policinë, duke bërë të mundur arrestimin e 78-vjeçarit.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT