“Pyet fëmijët e tu a i kam bërë të qajnë…”/ Zbardhet SMS që presidenti i Klub Iliria i dërgoi Dukës

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BlakanWeb mesazhin kërcënues që presidenti i Klub Iliria i ka dërguar  presidentit të FSHf-Së Armando Duka.

Në mesazh, Nazmi Selmani, i shkruan kreut të qeverisë së futbollit: “Të pyesë bashkëshorten dhe femijët, a i ka bërë të qajnë”.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…“, shkruan ai.

BalkanWeb mëson se pas këtij mesazhi kërcënues, Selmani i ka shkuar Dukës te shtëpia. Kreu i FSHF ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë vënë në pranga 5 persona, mes tyre edhe presidentin e Ilirisë dhe dy djemtë e tij futbollistë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT