Segmenti i ri Ersekë-Leskovik, Rama publikon pamjet: Një zonë me llixha, vreshta historike dhe perla të tjera…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga segmenti i ri i Ersekë-Leskovik, ku sipas tij, dhuron një udhëtim magjeps përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone.
Kreu i qeverisë tregon se në këtë zonë ndodhen llixhat Sarandoporit, vreshtat historikë dhe shumë perlat të tjera të Leskovikut.
“Mirëmëngjesi dhe me segmentin e ri Ersekë – Leskovik, i cili ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë, ku mund të ndalesh në llixhat e Sarandoporit, vreshtat historikë dhe perlat e tjera të Leskovikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.