“Shqiptarët dhe serbët s’duan të jetojnë bashkë”/ Paralajmërimi i Vulin për urën në Ibër: Mund të ndodhin incidente

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar së fundmi në lidhje me debatin për hapjen e urës në lumin Ibër.
Sipas Vulin, është shumë e rrezikshme të hapet një urë mbi Ibër të Mitrovicës, sepse, në Kosovë shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë së bashku dhe kur detyrohen të jetojnë bashkë, atëherë ndodhin incidente.
Ai shtoi se serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar nga njoftimet për hapjen e urës, por janë të shqetësuar.
Duke folur për vizitën e tij të fundit në Moskë, ai tha se Serbia ka mbështetjen absolute politike të Moskës dhe se me zyrtarët rusë ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik.