TRONDITËSE/ 55-vjeçari në Tiranë mbyt gruan dhe dy qentë e tij më pas VRET edhe veten (EMRI)

Sonte, Tirana është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një shtetas amerikan, Mathew James Werts, 55 vjeç, ka kryer një akt të tmerrshëm në apartamentin e tij në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.
Sipas raporteve, Werts ka mbytur gruan e tij dhe dy qentë e tyre me litar, dhe më pas ka marrë jetën e tij.
Ai ishte mësues në Tiranë dhe kishte marrë këtë apartament me qira për të jetuar në qytet.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.