VIDEO/ Ngjarja në Konispol, djalin e viktimave e lajmëroi vajza e tij e mitur: Gjyshi ka vrarë gjyshen…

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me tragjedinë familjare që tronditi mëngjesin e sotëm Konispolin, ku Hysen Islamaj, 69-vjeç vrau me sëpatë gruan e tij, Shano Islamaj.

Mësohet se djali tyre, Klemendin Islamaj, 40-vjeç ishte në lokal kur ka ndodhur krimi dhe është lajmëruar nga vajza e tij e mitur, e cila i ka thënë se gjyshi kishte vrarë gjyshen me sëpatë.

Dyshohet se sapo ka arritur në banesë ai është konfliktuar me babain e tij dhe e ka hedhur nga shkallët. I moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. 69-vjeçari Hysen Shano njihej si person i konflikteve dhe të gjithë në atë zonë e njohin si njeri i sherreve.

Sipas raportimeve trupat e viktimave janë marrë vetëm pak më parë nga ambulanca, për tu transportuar në morgun e spitalit të Sarandës. 40-vjeçari, i cili jetonte bashkë me prindërit, gruan dhe dy fëmijët e tyre, aktualisht është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, mbi detajet e ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT