24 orë në heqje lirie, Salianji mesazh nga burgu: Kam gjithë energjitë për të dalë triumfues

Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike, ka reaguar nga burgun e Fierit, duke shprehur besimin e tij për një rikthim triumfues. Në një postim në Facebook, ai falënderoi mbështetësit e tij për energjinë dhe forcën që i kanë ofruar gjatë 24 orëve të fundit.

Salianji tha se është i përkushtuar për të vazhduar luftën ndaj “të keqes” që sipas tij ka mbërthyer Shqipërinë për 11 vjet. Ai shprehu optimizmin se do të arrijë të dalë triumfues dhe të bashkohet me qytetarët në këtë përpjekje.

“Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dalë triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend,” shkruan Salianji, duke e përfunduar postimin me falënderime nga zemra për ata që e mbështesin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT