A u bë Gaz Bardhi ministër në 2017, në qeverinë teknike, dhe çfarë arriti atëhere, që kërkon prapë qeveri teknike?

Gazment Bardhi është një nga ata që kërkon me forcë Qeveri teknike, për të shkuar në zgjedhjet e 2025.
Është interesante në fakt, se karriera e tij politike, nisi pikërisht nga një Qeveri teknike, ajo e 2017-s.
Atëherë Lulzim Basha nuk dihet se nga e gjeti, dhe e vendosi ministër të Drejtësisë.
Edhe atëherë, PD kërkonte Qeveri teknike, që të hynte në zgjedhje.
Dhe Rama ua plotësoi kërkesën, duke iu dhënë gjysmën e Qeverisë.
Rezultati dihet si shkoi.
Tani Gaz Bardhi kërkon sërish gjysmën e Qeverisë, pasi kështu, sipas tij, do të ketë zgjedhjet të lira dhe të ndershme.
A thua se nuk e provoi njëherë ky Qeverinë teknike, dhe humbën edhe më thellë se kur ishin thjesht opozitarë.
I pyetur për këtë fakt gjatë një interviste të fundit, Bardhi thotë se nuk kishin shumë kohë që të parandalonin vjedhjen e zgjedhjeve dhe se Rama nuk u largua dhe drejtonte gjithçka, edhe pse këta morën disa nga ministritë më të rëndësishme.
Në fakt, fajin nuk ua ka koha e pakët, por koha e mbetur në vend në atë parti dhe pazaret që bëjnë me Ramën.
Se sa për Qeerinë teknike, e provuan njëherë dhe tregoi se nuk arritën asgjë, pasi nuk i voton njeri.
Aq më tepër që këta desh u vranë me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen akuza monstrueze ndaj njëri-tjetrit vetëm dy vite më parë, dhe tani bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe iu kërkojnë shqiptarëve sërish votën.(TemA)