Atentati në Tiranë, Tonin Vocaj: Jemi duke kontrolluar zonën për të sekuestruar kamerat e sigurisë

“Ishin në të njëjtën tavolinë. Kanë lidhje shoqërore. Nuk është kamarier, kanë qenë duke parë kafe në verandën e lokalit. Për objektivin nuk mund ta themi deri në këto momente, nga hetimi do të rezultojë. Mendohet se kanë qenë 3 persona, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit.
Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamje filmike sesi ka ndodhur ngjarja, kemi ide të qartë për dinamikën. Kanë hapur zjarr nga makina, ka probalitiet të madh që të kenë qenë të maskuar”, tha Vocaj.