Berisha sot në SPAK, vjen reagimi i parë nga PS: Të bëhet burrë dhe të mos i arratiset…

Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar ditën e sotme pas paraqitjes së Sali Berishës në SPAK ku është njohur dhe me akuzat që rëndojnë mbi të.

Koç është shprehur se sot është dita ku dësmohet se pandëshkueshmëria po mundet dhe se ligji nuk harron asnjëherë.

“Berisha perfundon si i akzuar per korrupsion. Per nje ceshtje qe ne bemat e tij ze nje vend te vockel.

Publiku do mirepriste hetimin serioz e te plote per ceshtje me te renda ku ben pjese edhe vrasja shteterore ne bulevard e 4 protestuesve te opozites socialiste.

Gjithesesi diten e sotme mund ta deklarojme si diten kur ne kete Republiken me SPAK flet drejtesia dhe shteti ligjor. Eshte dite qe deshmon se pandeshkueshmeria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmone.

Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partise Demokratike po paguan bemat per te cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetem makuterua e pakontrolluar e femijeve dhe dhendrit te tij per tu pasuruar.

Berisha u “zgjodh” ne krye te PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK per procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet.
Shteti ligjor po fiton terren ditadites mbi kampionet e korrupsionit.

E ftoj Berishen te behet burre dhe te mos i arratiset pergjegjesise me retorike politike.”- shprehet Koçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT