Berisha të mërkurën në SPAK/ Noka mesazh urgjent strukturave të PD: Të përgatitemi për…

Teksa ish-Kryeministri Sali Berisha pritet që ditën e mërkurë të paraqitet në SPAK për të mësuar akuzat që rëndojnë mbi të, në kampin blu kanë nisur lëvizjet.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka dërguar një mesazh, duke kërkuar të organizohet një protestë e fuqishme atë ditë.

Në mesazhin drejtuar anëtarëve të Kryesisë dhe drejtuesve të strukturave të PD-së, u kërkohet mobilizimi për një protestë para godinës së SPAK.

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë”, thuhet në mesazhin që Flamur Noka ua drejton anëtarëve të Kryesisë dhe drejtuesve të strukturave të PD-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT