DETAJE/ U qëlluan me breshëri automatiku, xhaxha e nip u vranë teksa po pinin kafe në lokal

Një incident i rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku xhaxha dhe nipi, Gramos dhe Lavdosh Kurti, janë vrarë nga 49-vjeçari Altin Kuka.
Ngjarja e rëndë, e cila ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, duket të ketë pasur si shkak një grindje mes fëmijëve.
Sipas informacionit të ri, Gramos dhe Lavdosh Kurti ndodheshin në një lokal të vogël në qendër të fshatit, të cilin e kishin në pronësi. Në atë moment, ata janë qëlluar me armë automatikë dhe kanë mbetur të vdekur në vendin e ngjarjes.
Pasi ka kryer aktin, Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici dhe arma e krimit është sekuestruar. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e grindjes që çoi në këtë tragjedi.