DETAJE/ Vriten kushërinjtë në Roskovec, policia jep njoftimin zyrtar për ngjarjen

Gramoz Kurtaj dhe Vladimir Kurtaj, kushërinj me njëri-tjetrin, humbën jetën në një ngjarje kriminale këtë të martë në Kurjan të Roskovecit.
Dyshohet se kushërinjtë u vranë me armë zjarri nga 49-vjeçari Altin Kuka. Në vendngjarje, ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur krimin, ndërsa që janë ngritur pika kontrolli hyrje dhe dalje të Fierit.
Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.