“Do e lënë Ramën sa t’i ketë dhënë ymer Zoti” – Bamir Topi: Ju tregoj diagnozën e Partisë Demokratike

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për “sëmundjen” nga e cila vuan Partia Demokratike.
Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Topi tha se PD vuan nga agonia politike.
-Zoti Topi, çfarë diagnioze ka Partia Demokratike?
Topi: Absolutisht është në agoni politike.
-Ata nuk e pranojnë këtë…
Topi: Pse çfarë kanë pranuar ndonjëherë ata?
-Ata thonë që fajin e ka Edi Rama.
Topi: Po të ecim me këtë lloj teorie do e lënë Edi Ramën sa t’i ketë dhënë ymër Zoti.
Ai foli për qeverisjen e kryeministrit Edi Rama në këto 12 vite. Zoti Topi vlerësoi Ramën në lidhje me masat që qeveria e tij caktoi për ndërtimet pa leje, por kritikoi mos mbështetjen e duhur ndaj bujqësisë në vend.
“Partia Socialiste ka dritëhije të forta. Ka më pak dritë dhe më shumë hije.
Ajo që vlerësoj nga qeverisja e Edi Ramës në këto 12 vite është administrimi i territorit. Krahasuar me Shqipërinë në vitet ’90, ndërtimet vend e pa vend, duke i dhunuar pronën tjetrit, duke grabitur. Shihet ndryshimi esencial që ka bërë në këtë pjesë, Rama. Nuk duhet harruar se në ato vite, t’i zgjoheshe në mëngjes dhe dikush po të ngrinte një kolonë. Edhe në rast konflikti, triumfonte më i forti.
Tani ka një rregull që duhet vlerësuar.
Por lidhur me vizionin për zhvillimin e territorit, këtu ka sërish probleme. Nuk shoh asgjë tjetër për ta vlerësuar qeverisjen e Ramës. Dua të përmend këtu edhe historinë e pronës. Shumë qytetarë qajnë ende hallin që nuk kanë në dorë një dokumentacion të rregullt për pronën e tyre. Të krijohet bindja që këtë proces nuk duan ta realizojnë.
Ende ka probleme të jashtëzakonshme që duhet të kishin mbaruar me kohë. Çështja e pronës nuk është vetëm kushtetuese, por edhe çështje e fortë politike. Këtu bëhet diferenca mes forcave politike. Çdo qeveri duhet të përcaktojë prioritetet që ka një vend, kjo ka munguar ndër vite. Prioritetet deklarohen, pastaj zhvillohen dhe zbatohen.
Naim Frashëri shumë mirë mund të thoshte: “Bujqësi dhe bagëti; por jo tha: Bagëti dhe bujqësi”.
Ka qenë një njeri që e dinte mirë se tradita e këtij vendi fillonte nga blegtoria. Një vend që ka pasur një numër të konsiderueshëm të krerëve, kanë qenë 3 milionë bagëti të imëta. 700 mijë gjethë nëpër ferma. Sot, mungojnë statistikat e besueshme, për të kuptuar sa kanë ngelur. Sot numri i bagëtive ka rënë, për shkak të pamundësisë për t’i mbajtur dhe emigracioni, njerëzit po ikin.
Nuk duhet të mbështetemi vetëm tek turizmi. Por edhe në këtë drejtim, mund të shfrytëzojmë blegtorinë, që vizitorët të shijojnë ushqimet vendase dhe bujqit të shesin prodhimet e tyre”, tha Topi.