Drejtuesit e qarqeve të PD vetëm burra, Edit Harxhi e revoltuar: Jemi bërë për turp

Edhe pse në arrest shtëpie, Sali Berisha mblodhi me video-konferencë mbrëmjen e djeshme Kryesinë e Partisë Demokratike.
Gjatë mbledhjes ai bëri publik emrat e 12 drejtuesve të qarqeve për zgjedhjet parlamentare 2025. Megjithatë, duket se kjo listë është kthyer në një “mollë sherri” brenda kampit blu, që problemet nuk po i ndahen. Mësohet se për shkak se lista dominohet nga meshkuj, zgjedhja e Berishës ka krijuar pakënaqësi dhe e para që ka reaguar ka qenë Edit Harxhi.
Ajo ka kritikuar listën me drejtuesit e qarqeve, duke thënë se është një turp që nuk ka përfaqësim të grave, të cilave nuk u është besuar asnjë qark për ta drejtuar në përballjen me PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Është për të ardhur turp që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp”, mësohet të kenë thënë Edith Harxhi.
DREJTUESIT E PD NË QARQE:
- 1. Tirana – Belind Këlliçi
- 2. Durrës – Oerd Bylykbashi
- 3. Shkodër – Luçiano Boçi
- 4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
- 5. Fier – Gazment Bardhi
- 6. Elbasan – Ervin Salianji
- 7. Korçë – Ivi Kaso
- 8. Kukës – Flamur Hoxha
- 9. Gjirokastër – Tritan Shehu
- 10. Vlorë – Bujar Leksaj
- 11. Berat – Eno Bozdo
- 12. Dibër – Xhelal Mziu