Dy orë brenda selisë rozë! Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, ja porositë e Ramës për anëtarët

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila u mblodh një ditë pas anëtarësisë së re.

Mbledhja, e cila u zhvillua në selinë e PS-së, u fokusua në strategjitë dhe planet për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme. Rama u ka kërkuar anëtarëve angazhim dhe të zbresin në bazë, duke ndezur kështu motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Kujtojmë se mbledhja e Kryesisë së PS-së ka nisur rreth orës 18:30, ndërkohë që para nisjes së saj, Edi Rama zhvilloi një takim me grupin e parë që ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”.

Ky ishte rasti i parë që kryesia u mblodh në formatin e saj të ri, pas ndryshimeve të bëra në strukturat e partisë gjatë asamblesë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT