“E ekzekutoi vullnetarisht vendimin politik”, avokati i Salianjit: Do të transferohet sot në burgun e Fierit

Ervin Salianji ka lënë ambientet e Policisë së Tiranës dhe është transferuar drejt burgut të Fierit për të shlyer dënimin e tij prej një viti.
Avokati i tij, Ledio Braho, e cilësoi situatën si një vendimmarrje politike, pavarësisht se Salianji zgjodhi të përballet me dënimin vullnetarisht.
Braho shprehu shqetësimin në lidhje me sigurinë e Salianjit në burg, duke theksuar se është detyrë e shtetit të shmangë përplasjet.
“Ervin Salianji vendosi ta ekzekutojë vetë vullnetarisht këtë vendim politik. Nuk është detyrë e Salianjit të shmangë përplasjet në burg, është detyrë e shtetit,” tha ai për mediat.