EMRAT/ Kush janë dy personat që u plagosën në Tiranë, autori u largua me motor pas të shtënave

Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi janë dy personat që mbetën të plagosur pak më parë, nga të shtënat me armë në zonë ne “Don Boskos” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë xhamisë së zonës, teksa raportohet se autori është larguar me motor pasi ka qëlluar mbi dy personat.
Sipas policisë, 45-vjeçari Elezi dhe 22-vjeçari Metushi janë transportuar drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.