“Fjalori degradoi në nivel mejhaneje”/ Debati në Kuvend për përgjimet SKY ECC, Ivi Kaso: Banditët lidhje me ministrat

Akuzat ndaj komunikimit të dy banditëve, që sa tha Bardhi janë marrë nga një dosje e SPAK, besoj se edhe aty u devijua fokusi. Për interpelancën nuk u mor asnjë vendim, lau duart dhe tha e kam private këtë gjë. Ai lan duart duke thënë faji është i këtij është i atij.

Degradoi niveli i debatit dhe ai nerv që u zbulua, komunikimi i Bardhit nuk zbuloi vetëm një fenomen atë të Mondit të Shkodrës, por që shqiptarët e dinë që është një lidhje e drejtpërdrejt të banditëve me ata që do të emërohen nesër.

Banditi me atë që do të bëhet ministër janë aq të afërt saqë i tregojnë njëri-tjetrit frikërat që kanë. E degradoi fjalorin në një nivel mejhaneje”, tha Ivi Kaso.//TCH

Back to top button
LAJMET E FUNDIT