FOTO/ Kush është Ronaldo Metushi, u plagos me silenciator në atentatin në Don Bosko

Foto që shihni më poshtë, i përket Ronaldo Metushit, 22-vjeçarit që u plagos me silenciator gjatë atentatit në Don Bosko.
Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë i maskuar dhe me kapele në kokë. Ai është futur në lokalin ku po qëndronte Kastriot Elezi dhe e ka qëlluar me plumb në kraharor. Pranë tavolinës ka qenë dhe Ronaldo Metushi i cili ka marrë një plumb në këmbë gjatë sulmit.
Të dy të plagosurit, Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi, ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka zbuluar makinën e përdorur nga autorët e plagosjes së dyfishtë në lagjen “Don Bosko”, Tiranë. Automjeti i llojit Volkswagen Golf 5 u gjet i djegur në zonën e Qerekës, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe mendohet se ka dalë nga Tirana.