Fredi Beleri flet pas lirimit nga burgu: Unë nuk i nndaj himariotët, në Himarë u dhunuan zgjedhjet

Eurodeputeti grek dhe ish-kandidati për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, ka bërë një deklaratë të fortë pas lirimit nga burgu, në një fjalim të mbajtur në Himarë.
Në fjalën e tij, Beleri ka theksuar se nuk i ndan himariotët dhe ka akuzuar se zgjedhjet në këtë qytet janë manipuluar dhe dhunuar.
Beleri ka denoncuar përpjekjet për të shitur “dëngla nacionaliste” dhe ka nënvizuar mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Ai ka kërkuar që ata që përpiqen të manipulojnë dhe të abuzojnë me situatën të mblidhen dhe të japin llogari për veprimet e tyre.
Në një mesazh të fortë, Beleri ka kërkuar që të ndalet propaganda dhe të respektohet vullneti i qytetarëve të Himarës. Ai ka shpërthyer ndaj qeverisë dhe medieve që i sheh si të korruptuara dhe të paguara për të përhapur informacion të rremë.
Beleri ka përmendur se në disa qendra votimi opozita ka pasur vetëm katër vota, duke e cilësuar këtë si një dhunim të demokracisë.
Përfundimisht, ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj himariotëve dhe bashkëqytetarëve shqiptarë, duke i quajtur ata më të nderuar dhe duke i inkurajuar që të mbrojnë nderin dhe patriotizmin e tyre nga ata që përpiqen ta vënë në dyshim.