Gazetari i familjes Berisha: Ndaj Berishës po bëhet krim kundër njerëzimit, si mund të mbahet një plak 80-vjeçar në arrest

Të gjithë njerëzit e Sali Berishës mbushën një natë më parë studiot televizive për të sulmuar SPAK-un, mazhorancën dhe ambasadat perëndimore pasi Berisha u mor zyrtarisht i pandehur.

Nga argumentet dhe krahasimet që u thanë ka spikatur ai i gazetarit të televizionit të familjes Berisha, Bledian Koka.

Ai tha se duhet të ngrihen dyshime mbi Prokurorinë e Posaçme, mbi mënyrën se si po e trajton Berishën.

Koka u shpreh se ndaj Berishës po bëhet një krim kundër njerëzimit pasi është i moshuar.

“4 vite ka zgjatur hetimi për Berishën. Krim kundër njerëzimit, të mbash një 80-vjeçar në arrest shtëpie. Këtu ka pikëpyetje, mos po i shërben politikës. Për mua SPAK ka dështuar”, u shpreh gazetari.

Tani pyetja shtrohet, a di gazetari në fjalë se Sali Berisha futi në burg ish-shokët e tij të partisë, nga Shefqet Peçi te Haxhi Lleshi të gjithë rreth 90 vjec?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT