I emocionuar dhe i përlotur, si e festonte 60-vjetorin Enver Balla që u vra e gropos nga i biri

Dy vite më parë, Enver Balla festonte i lumtur 60-vjetorin , i rrethuar nga familjarët e tij.
Në pamjet e festës së ditëlindjes, ai shfaqet me tortë në dorë, i emocionuar dhe me lot në sy nga surpriza që familjarët e tij i kishin bërë, pa e menduar se pas dy vitesh do të përballej me një fund tragjik nga duart e të birit.
Në video një familjare e tij i ka kushtuar të ndjerit një dedikim emocionues, duke e bërë atë të përlotet.
62-vjeçari u vra dhe u hodh në pus nga djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç, pas një konflikti që dyshohet të ketë lindur për shkak të një shume parash prej 75 milionë lekë të vjetra.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur jo vetëm zonën e Shënavlashit në Durrës, por mbarë opinionin publik.