“Jam i penduar…”/ Vrau të atin dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla shfaqet kokëulur në seancë

Po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj Esmerald Ballës, i cili vrau babanë dhe e tij Enver Ballën dhe e hodhi në pus, me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, Edison Brahaj.

Ai është shfaqur i qetë në seancën gjyqësore, ndërsa me kokën ulur është shprehur i penduar.

“Jam i penduar për atë që kam bërë”, zbulohet të ketë thënë Esmerald Balla.

Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet.  Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa.

Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT