Jep dorëheqjen drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, ja shkaku

Paulin Ndreu ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, pas një periudhe prej shtatë vjetësh në këtë rol.
Ndreu, i cili mbante këtë detyrë që nga muaji Shtator 2017, ka njoftuar eprorët për vendimin e tij tri ditë më parë, duke përmendur “arsye personale” në letrën e dorëheqjes.
Lajmi për dorëheqjen e tij ka ngritur pyetje në lidhje me arsyet e vërteta të këtij vendimi, pasi rrethanat e sakta mbeten të paqarta.
Ndërkohë, nuk është bërë ende e ditur se kush do të jetë pasardhësi i Paulin Ndreut në krye të Drejtorisë së Përgjithshme Detare.