Kompensimi ushqimor për policët! Nga pjatat e porcelanit tek tapeti tualetit, ja produktet mes të cilave mund të zgjedhin efektivët

Sokol Bizhga, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, firmosi më 17 shtator urdhrin për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë.

Mediat kanë zbardhur listën e produkteve që përfshihen në skemën e kompensimeve.

Në të përfshihen produkte ushqimore, pije dhe ushqim për kafshët shtëpiake. Megjithatë, vihet re mungesa e produkteve të higjienës.

Sa i përket shumës që efektivët do të kenë në dispozicion, norma e kompensimit ditor është 450 lekë, megjithatë ata do të paguhen në varësi të orëve të punës që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhjetor 2023 deri në gusht 2024, shkruan BW.

Kalimi i shumës do të jetë në karta bankare të posaçme të hapura në bankat e nivelit të dytë.

foto galeri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT