LAJM I KEQ për kombëtaren e futbollit! 4 ditë para ndeshjeve të “Ligës së Kombeve”, humbet futbollistin e rëndësishëm

Një lajm i keq ka ardhur për kombëtaren shqiptare të futbollit, teksa kapiteni Berat Gjimshiti është dëmtuar.
FSHF ka njoftuar se mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë me skuadrën në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve kundër Ukrainës më 7 shtator dhe kundër Gjeorgjisë më 10 shtator.
Për ta zëvendësuar, trajneri Silvinjo ka ftuar në vend të tij Adrian Bajramin, i cili ishte grumbulluar nga Kombëtarja U-21.