“Nga fëmijët, u vranë të mëdhenjtë”, flasin fqinjët e zonës ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Roskovec

Altin Kuka i mori jetën dy vëllezërve Kurtaj duke i qëlluar me breshëri plumbash.

Lidhur me ngjarjen kanë folur edhe banorët e zonës, të cilët thanë se autori së bashku me viktimat ishin shokë dhe se motiv i vrasjes u bënë zënkat e fëmijëve të tyre.

Ata nuk i kursyen fjalët e mira si për autorin dhe për viktimat dhe gjithashtu shtuan se kjo ngjarje i ka shokuar pasi mes tyre nuk ka pasur probleme.

“Shumë njerëz të nderuar dhe të respektuar. Shumë punëtorë. Por të njëjtën gjë themi dhe për autorin e ngjarjes. Probleme s’ka pasur. Takoheshin dhe kishin shumë shoqëri madje. Konflikti ndodhi për punë kalamajsh. U zunë fëmijët dhe vajti kjo punë. Dy ditë kishte si konflikt. U shokuam. Na erdhi keq. Të përfundonte këtu Altini, me vrasje. Si nuk i mblodhën kalamajtë, t’i fusnin nga një pëllëmbë. Momenti, nuk ishte e planifikuar. Jemi të shokuar, pa fjalë”.

“Nga fëmijët, u vranë të mëdhenjtë. Fëmijët u zunë, si është mosha e adoleshencës. Ne u habitëm sepse ai autori më shumë rrinte me ta. Arriti që u vranë. Në vend që t’i flisnin fëmijëve, u vranë të mëdhenjtë. Vetëm krismat dëgjuam”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT