“Nuk kam hyrë në familje”/ Klea Prenga ‘kërcënon’ motrat Berisha pas sulmit: Me ju do merret edhe..

Klea Prenga ka ardhur me një deklaratë tjetër në Instagramin e saj ku edhe njëherë ka pohuar se nuk ka ndërhyrë në marrëdhënien e askujt. Klea kërkon nga shteti që të ndërmerren masat e nevojshme për të ndëshkuar autorët e këtij akti dhune që sipas saj i kanë shkaktuar dëm të rëndë fizik dhe emocional!

Rikujtojmë se babai i Klea Prengës, Mëhill Prenga ka dhënë së fundmi një prononcim. Mëhill Prenga, në një komunikim për mediat ka thënë se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila sipas tij, nuk është gati ta bëjë këtë. Ai ka shtuar se goditja i ka prekur vajzës së tij nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë. Gjithashtu babai i Klea Prengës kërkoi që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë.

Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT