Prej dy ditësh i zhdukur në alpet e Shqipërisë, nisin kërkimet për turistin lituanez, qëndroi në një bujtinë dhe…

Një turist lituanez prej dy ditësh është zhdukur në alpet tona.

Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.

Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij.

Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT