“Pronari i burgut dha çelësat pas zgjedhjeve”/ Ironia e avokatit të Fredi Belerit pas fitimit të lirisë

Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari, ka treguar për mediat se në seancën e sotme Gjykata e Fierit i ka dhënë lirinë Belerit.

Ky vendim është përfundimtar sipas Gjyzarit, dhe Beleri kështu fiton lirinë kur i kishin mbetur dhe 6 javë të tjera nga kryerja e dënimit.

Me ironi Gjyzari u shpreh se pronari i burgut dha çelësat tani që mbaruan zgjedhjet.

“Gjykata e pranoi kërkesën tonë. Urdhëroi lirimin para kohe, mbeteshin dhe rreth 6 javë për të bërë, respekte për Gjykatën, u tregua e pavarur. E pamë që ai pronari që i ka çelësat e burgut e të kujtdo dha lejen tani pas zgjedhjeve që të dali,” tha avokati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT