Protestë me thasë mbeturinash para Bashkisë Tiranë! Mungojnë qytetarët, edhe pas thirrjes së Nokës pjesëmarrja e ulët

Opozita zhvilloi këtë të premten protestën e radhës para Bashkisë Tiranë.
Ndryshe nga herët e tjera, kur hidhnin vezë e bojë drejt godinës së Bashkisë, këtë herë protestuesit hodhën mbeturina. Në mënyrë simbolike, ata kishin marrë me vete disa thasë plehrash.
Megjithatë, edhe pse sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pak ditë më parë u kujtoi të vetëve se ka ardhur koha të harrojnë pushimet dhe t’i rikthehen aksionit, sërish numri i protestuesve ishte i ulët.