Rama nxjerr pamjet, pret në Kryeministri presidentin izraelit: Kënaqësi ta mikpres

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme pamjet e pritjes në Kryeministri të presidentit izraelit, Isaac Herzog.
Në postimin e tij në rrjetet sociale Rama shprehet se është një kënaqësi ta mikpresë kreun e shtetit izraelit.
“Kryeministria – Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog”, shkruan Rama.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Rama ka qenë në një iterpelancë të thirrur nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë.