Shtyu gazetarët në nisje të seancës, Majko reflekton: I kërkoj ndjesë sidomos gazetares që ishte shtatzënë

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reflektuar për incidentin që ndodhi pak para nisjes së seancës plenare, ku shtyu gazetarët pas pyetjeve të tyre.
Majko pak para ndërprerjes së seancës plenare, i ka kërkuar ndjesë gazetarëve dhe veçanërisht gazetares Eksiola Shehu që është dhe shtatzënë.
“Dua të bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bën dy koleget e mia të opozitës. Dëshiroj të shpjegoj para kolegëve se dua të kërkoj ndjesë ndaj gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Në veçanti ndjesën më të veçantë dëshiroj t’ia ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë”, tha Majko.