U dhunua barbarisht nga motrat Berisha, flet babi i Klea Prengas

Babai i Klea Prengës, vajza që u sulmua pak kohë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka folur për herë të parë për këtë ngjarje gjatë një interviste në emisionin “People” në Euronews Albania. Ai shpjegoi se kjo është një situatë e vështirë dhe se Klea ende nuk është e gatshme të flasë publikisht.

“Ngjarja është shumë e rëndë për mua, dhe kërkoj mirëkuptim. Kjo është një situatë që duhet të trajtohet nga Klea, kur ajo të jetë gati. Sulmi i ka dëmtuar nervin e buzës së sipërme, duke shkaktuar mpirje, prandaj ju kërkoj të më kuptoni.

Faleminderit për interesimin; kur Klea të jetë gati, ajo do të flasë. Kërkoj që drejtësia të veprojë për cilindo që e shkel ligjin,” tha ai.

Avokati i pranishëm në studio konfirmoi se motrat Berisha po përballen me akuzën për “plagosje të rëndë me dashje.” Ai shtoi se shishja e përdorur gjatë sulmit ndaj Kleas mund të kishte sjellë pasoja fatale. “Sulmi është kryer me një mjet prerës, një shishe që mund të presë venat dhe të shkaktojë humbje jete,” tha avokati,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT