“Vendimin për Ervin Salianjin e dha Edi Rama”, Noka reagon pas vendimit: Një goditje fatale për ligjin

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas vendimit të Apelit për Ervin Salianjin, duke e quajtur këtë një goditje të drejtpërdrejtë për opozitën dhe për shtetin ligjor.

Ai akuzoi qeverinë se po e përdor drejtësinë për të sulmuar kundërshtarët politikë, duke thënë se “drejtësia veproi për llogari të narkosektit në qeveri”.

Noka theksoi se denoncuesi i krimit dhe i trafikut qeveritar u dënua, një situatë që sipas tij nuk ndodh në shtetet e së drejtës.

Ai paralajmëroi se kjo qasje përbën një kërcënim për të drejtat e shprehjes dhe për ligjin në vend.

“Sot vendimin për kolegun Ervin Salianji e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji. Drejtësia sot veproi për llogari të narkosektit në qeveri. Kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes. Kjo qasje ndaj opozitës vijon të jetë moto për Ramën dhe narkoregjimin e tij. U dënua denoncuesi i krimit dhe i trafikut qeveritar, gjë që s’ndodh askund në shtetet e së drejtës. Kjo nuk është thjesht e vetëm goditje e drejtpërdrejtë për #PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje fatale për ligjin dhe shtetin ligjor”, ka shkruar Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT