VIDEO/ Drejtuesit e Policisë së Shtetit për 34 vite: Një kronologji e ndryshimeve

Data 18 shtator ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për drejtor të policisë së shtetit.

Deri tani janë dorëzuar aplikime nga 8 kandidatë për këtë post, nga zyrtarë të policisë, të cilët mbajnë gradat “Drejtues” dhe “Drejtues i Parë”.

Pas këtij hapi, kandidatët do të dalin para komisionit ku do të prezantojnë programin e tyre dhe vizionin për drejtimin e Policisë së Shtetit.

Çdo hap i këtij procesi do të ketë pikët përkatëse dhe të gjithë kandidatët do të renditen bazuar në pikët që marrin në secilën fazë. Maksimumi i pikëve është 100.

Renditja përfundimtare do t’i dorëzohet Ministrit të Brendshëm, i cili më pas do t’ia përcjellë Kryeministrit kandidaturat më të larta në pikë.

Ndërkaq, më poshtë po sjellim edhe një kronologji të ndryshimeve gjatë këtyre 34 viteve në postin drejtues të Policisë së Shtetit.

Drejtorët e Policisë së Shtetit në 34 vjet

FADIL CANI: 17 korrik 1990-1 maj 1992

ASTRIT MEHAJ: 1 maj 1992-22 qershor 1993

SABRI JACAJ: 22 qershor 1993-15 qershor 1995

AGIM SHEHU: 15 qershor 1995-30 qershor 1997

SOKOL BARAJ: 3 korrik 1997-16 maj 1998

BESNIK BREGU: 16 maj 1998-4 shtator 1998

HASAN AHMETAJ: 4 shtator 1998-9 nëntor 1998

VETON GJOLIKU: 9 nëntor 1998-20 janar 1999

VELI MYFTARI: 20 janar 1999-22 nëntor 2000

BILBIL MEMA: 23 nëntor 2000-19 gusht 2002

BAJRAM IBRAJ:12 shtator 2002-30 mars 2007

AHMET PRENÇI: 30 mars 2007-28 tetor 2009

HYSNI BURGAJ: 2009-20013

ARTAN DIDI: Tetor i vitit 2013- 15 shkurt 2015

HAKI ÇAKO: 15 shkurt 2015- 8 janar 2018.

ARDI VELIU: Nga 5 shkurt 2018

GLEDIS NANO: 6 tetor 2021- 31 gusht 2022.

MUHAMET RRUMBULLAKU: 7 shtator 2022-5 shtator 2024

Back to top button
LAJMET E FUNDIT