VIDEO/ Rama publikon pamjet nga Korridori VIII: Punë voluminoze, po punohet paralelisht në disa lote

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me disa pamje nga Kantieri i Korridorit VIII, ku siç thotë ai po punohet në disa lote.
Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se po bëhet një punë voluminozë dhe që avancon çdo ditë.
“MIRËMËNGJES dhe nga Kantieri i Korridorit VIII, ku po punohet paralelisht në disa lote, një punë voluminoze, që po avancon çdo ditë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama, ndërsa publikon edhe pamjet.