VIDEO+FOTO: Talenti shqiptar Eti Toska, që po shkëlqen me golat e tij në Zvicër

Zvicra është një nga vendet ku shumë të rinj shqiptar luajnë dhe kanë shkëlqyer në futboll.

Mijëra të rinj me orgjinë shqiptare luajnë në skuadra dhe kategori të ndryshme në kampionatet e Zvicrës dhe një ndër ta është dhe i riu Eti Toska.

Shembulli që po sjellim është një talent 19- vjeçar, i cili luan si sulmues tek skuadra e FC Emmenbrücke dhe që në këto tre javë të para të kampionatit ka pasur një nisje të shkëlqyer fal performancës së jashtëzakonshme dhe golave të shënuar nga i riu shqiptar Eti Toska.

Ky i fundit u afrua tek kjo skuadër në këtë merakto vere dhe menjëherë është kthyer në lider të ekipit.

Toska ka arritur që në tre javët e para të shënojë tre gola mjaft të bukur për fanellën e skuadrës së tij që mund ti shikoni më poshtë në video si dhe një tjetër gol ai e ka shënuar dhë Kupë.

Fiziku i tij, nuhatja para portës, zgjuarsia për të dribluar kundërshtarët, asistet që jep për shokët e skuadrës, e kanë bërë atë të jetë menjëherë në qendër të vemendjes në Zvicër.

Mediat lokale kanë thurur mjaft elozhe për talentin Eti Toska dhe shumë menaxherë të njohur e kanë pikasur atë si një element mjaft cilësor.

Një futbollist i cili nuk duhet neglizhohet dhe nga Kombëtarja e moshave U-21. Toska do të ishtë një përforcim i madh për ekipin e Alban Bushit i cili nuk duhet ta lerë pa e monitoruar këtë futbollist që po spikat me cilësit e tij.

Më poshtë një kolazh me golat e tij dhe foto nga perfomanca me skuadrën e FC Emmenbrücke në Zvicër.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT