Vullnet Sinaj rendit bamirësitë/ Bardhi i revoltuar: Ne nuk kemi dhuruar se me rrogën e deputetit jetojmë

Nuk kanë fund debatet mes Vullnet Sinajt dhe Gazment Bardhit, në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Deputeti është thirrur për të raportuar pasi akuzohet nga PD se ka përfituar para nga Buxheti i Shtetit, dhe në fjalën e tij i ka hedhur poshtë këto akuza duke përsëritur disa herë se edhe rrogën e deputetit e ka dhënë për bamirësi.
Bardhi ka reaguar i revoltuar, ndërsa shtoi se ai vetë nuk ka mundu ta bëjë diçka të tillë, pasi jeton vetëm me atë pagë.
Debati:
Sinaj: Kur ndodhi tragjedia e tërmetit unë dhurova nga llogaria ime personale për buxhetin e shtetit 100 milionë lekë.
Bardhi: Meqë besoni te drejtësia, s’ka nevojë të bëni numra. Kam dhuruar kam dhuruar këtë. Ke falur se ke përfituar. Ne të tjerët nuk kemi çfarë falim, sepse jetojmë me rrogën. Kompanitë tuaja ishin në prag falimenti, kur u bëtë deputet, nga tre, kompanitë tuaja shkuan në 25.
Sinaj: Asnjë sekuestro nuk ka pasur për bizneset e mia, sikurse mendon Bardhi. Por, zoti Bardhi, ka qenë një donacion që bëra unë njeriut të afërt për të blerë shtëpi. Banka e kishte më kollaj të më merrte lekët mua. Këtu janë gjëra banale.
Bardhi: Sinaj ka marrë në mënyrë të rregullt dividentin nga secila prej këtyre kompanive.