Aksion “blic” në Korçë/ Përfundojnë në pranga 6 persona, për çfarë bëhet fjalë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë, pas një operacioni anti-drogë. Mësohet se aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes të së hënës, duke vijuar edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë të ditur se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga gjykata e Korçës pas një hetimi 3 mujor që ka kryer policia. Gjatë kësaj periudhe janë siguruar prova që personat e arrestuar janë përfshirë më aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas po të njëjtave burime, janë bërë kontrolle në banesa, lokale e gjithashtu vende ku të arrestuarit dyshohet se shisnin lëndën narkotike.
Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërkohë pritet një informacion më i detajuar nga policia e Korçës në orët në vijim.