Analisti është i bindur: Afrikanët që po sillen nuk do largohen më nga Shqipëria! Ja pse, sipas tij

Analisti Genc Burimi shprehet se qëllimet për trajtimin e refugjatëve afrikanë në Shëngjin dhe Gjadër janë ndryshe nga sa shprehen zyrtarët shqiptarë dhe ata italianë.

Shqipëria do të presë, duke nisur nga dita e mërkurë refugjatët e parë, për të cilët siç është bërë e ditur janë nga vendet e Afrikës së Veriut.

Duke iu referuar një artikulli të të përditshmes italiane, La Repubblica ku shkruhej se “drejt Shqipërisë po udhëton anija me emigrantë me origjinë vendet e sigurta”, Burimi thotë se këta refugjatë, nisur nga statusi që kanë prej shtetit të tyre, nuk do të kthehen më pas.

Burimi shkon deri aty sa thotë se refugjatët do të pajisen me dokumente dhe do të qëndrojnë përfundimisht në Shqipëri si krah pune.

“Pa pasaportë ata s’mund t’i hipësh dot në një avjon. Por ata s’kanë më pasaportë sepse duke shpresuar të marrin azil ata kanë asgjesuar çdo dokument zyrtar nga vendi i tyre i origjinës dhe kështu atyre nuk mund t’i bësh dot më asgjë.

Sot llogariten në tetë milionë numri i këtyre fatkeqëve që enden rrugëve të qyteteve europianë si klandestinë të cilët është e pamundur t’i kthesh mbrapsht. Ja kjo është “dhurata” e helmosur që po u bën Italia qyqarëve shqiptarë me bashkëfajtor Edi Ramën!

Një grumbullim ndër vite masa njerëzish e pamundur t’i kthesh deri sa Edi Rama t’i pajisë me dokumenta shqiptare e t’i instalojë përfundimisht në Shqipëri si krahe pune. Është ky mbase qëllimi i vërtetë dhe sekret i gjithë këtij operacioni“, shprehet ai.

Pas muxhahedinëve iranianë dhe afganëve anti-talebanë, klandestinët afrikanë që mësyjnë Europën do jenë të tretët grupime masive që nuk i pranon askush dhe sillen në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT