Anulohet seanca parlamentare e së enjtes, ja arsyeja

Anulohet seanca plenare e planifikuar nesër.
Burime pranë Kuvendit konfirmojnë se, për shkak të situatës në Parlamentin e Shqipërisë dhe ardhjes së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, seanca e planifikuar është anuluar.
Opozita, e cila ka paralajmëruar vijimin e aksionit të saj, ka përjetuar tensione, me mbi 20 deputetë të përjashtuar nga seancat.
Në seancën e fundit, deputetët demokratë u ndaluan të hynin dhe në shenjë revolte dogjën një manekinë para Kuvendit.
Presidenti Erdogan pritet të vizitojë nesër Tiranën për të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, që ndodhet shumë afër Kuvendit.