“Dëshira për të luftuar korrupsionin, më shkatërroi familjen”/ Kryemadhi: Me Metën u deshëm e ecëm bashkë 33 vite, por…

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në një konferencë për shtyp, foli mes të tjerash edhe në lidhje me problemet familjare me Ilir Metën, që çuan deri në divorc.
Kryemadhi u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsioni n dhe denoncimet për inceneratorët, i pagoi me një faturë shumë të kripur, siç ishte shkatërrimi i familjes.
“Problemet familjare tonat nuk janë probleme të dikujt që janë marrë me interes por të dy njerëzve që duheshin dhe ecën përdore për 33 vite.
Dëshira për të luftuar korrupsionin, e pagova me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”, tha ajo.