Dogji bashkëshorten me benzinë/ Bledar Trëndafili shpërthen në lot para Gjykatës: E bëra sepse ajo më…

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.

Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë. Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Ndërkohë, raportohet se Bledar Trëndafili ka shpërthyer në lot para togave të zeza dhe ka shprehur pendesë në gjykatë për aktin e kryer.

Ai është shprehur se nuk donte ta ndërmerrte atë akt, por sipas tij Melisa nuk e lejonte të shikonte fëmijët.

“Nuk doja ta bëja, por e kam bërë në gjendje të rënduar pasi gruaja nuk më linte të shikoja fëmijët. Gruaja më tradhtonte ndaj arrita të veproja ashtu. E di që kam bërë gabim, më bëni çfarë të doni”, iu është drejtuar ai togave të zeza..

Ngjarja tronditëse ndodhi më 31 gusht në qytetin e Korçës, ku 45-vjeçari e spërkati me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafilie më pas i vendosi flakën. Pas ngjarjes, gruaja dërgua në spital ku mori mjekimin për plagët e rënda, teksa 45-vjeçari u arratis për tu arrestuar 1 muaj pas ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT