Ekzekutimi i liderit të Hamasit, Izraeli publikon pamjet: Ku strehohej në tunel bashkë me familjen gjatë sulmit

Ushtria izraelite publikoi të shtunën pamjet që tregojnë liderin e Hamasit, Yahya Shinuar, një natë para sulmit të 7 tetorit 2023, duke u strehuar në një tunel me familjen e tij, ndërsa mbante disa pajisje.

Sipas IDF, videoja u gjet nga Gaza disa muaj më parë.

“Edhe në prag të masakrës brutale, Sinuar ishte i preokupuar me mbijetesën e tij dhe mbijetesën e familjes së tij,” tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i IDF, zëvendës admirali Daniel Hagari.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Disa orë para masakrës, Sinuar dhe familja e tij u arratisën vetëm në tunel… u pajisën me ushqime, ujë, jastëkë, televizor dhe furnizime të tjera për një qëndrim të gjatë”, vazhdoi ai.

“Orë para masakrës, Sinuar kujdesej vetëm për veten dhe familjen e tij, ndërsa dërgonte terroristë për sulmin brutal”, shtoi Hagari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT