“Gjendja ime pas…”/ Monika Kryemadhi merr “lehtë” kallëzimin që iu bë në SPAK, ja postimi i saj

Monika Kryemadhi, një nga 23 deputetët e opozitës që Policia e Shtetit ka kallëzuar në SPAK, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të reaguar ndaj këtij vendimi.
Pas ngjarjeve të fundit në Kuvend, ku u dogjën karriget dhe u dëmtuan foltorja dhe mikrofonat, Kryemadhi ka publikuar një video në Instagram duke kërcyer nën tingujt e këngës “Jump” nga The Pointer Sisters.
Ajo shprehet se nuk i bëhet përshtypje nga kallëzimet, duke thënë se është “mësuar tashmë me kallëzime sa majtas, sa djathtas”.
Në postimin e saj, ajo shkruan: “Gjendja ime pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, duke treguar se qëndron e qetë përballë situatës.