Ideja e një shteti bektashi, si e komenton Ahmed Kalaja

Ideja e një shteti bektashi në Shqipëri, krjioi debate të forta në opinionin publik. Këtij diskutimi nuk kishte si t’i shpëtonte as imami i njohur, Ahmed Kalaja.

I ftuar në “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus, imami Kalaja ka komentuar idenë e krijimit të një shteti bektashi, të cilën e ka cilësuar jo normale.

Çfarë mendon për shtetin bektashi?

Unë jam me të gjithë faktorët, të cilët kanë thënë që kjo nuk është normale dhe nuk duhet të funksionojë. Është e paqartë situata, mënyra se si u tha, mënyra se si u soll. Neve si KMSH nuk na bëjnë aspak komod për të dhënë OK. Deklarata e KMSH ka qenë e qartë.

Nëse bëhet shteti Bektashi dhe çelen orekset e reja, duam dhe shtetin mysliman, ti çfarë ministrie do merrje?

Nuk jam as për shtetin mysliman.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT